Botë

Kociaçiq: 6 tetori, një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë

07.10.2019 19:00

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ka deklaruar se "6 tetori ishte një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë"...

Kocijançiq theksoi se ishte shumë pozitiv fakti se në këto zgjedhje votuan më shumë qytetarë se në ato të mëparshmet në vitin 2017.

Ajo po ashtu potencoi se qeverinë e re të Kosovës po e presin detyra të rëndësishme, duke përmendur zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, sundimin e ligjit dhe angazhimin për rifillimin e dialogut me Beogradin.

"Kjo është në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe tërë rajonit. BE-ja do të vazhdojë punën dhe bashkëpunimin e saj me Kosovën dhe do të promovojë pajtimin, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor ", tha Kocijançiq.

Bashkimi Evropian dërgoi një mision monitorimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, i cili do të paraqesë një vlerësim paraprak më 8 tetor dhe do të publikojë një raport përfundimtar në muajt e ardhshëm.