Beograd, Erdogan pritet nga presidenti serb, Vuçiq
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, po qëndron për vizitë në Beograd, ku është pritur nga homologu I tij serb Vuçiq...

Me këtë rast Erdogan ka njoftuar se Turqia do të hapë një konsullatë të përgjithshme në Novi Pazar.
Në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç, pas bashkë-kryesimit të një takimi të nivelit të lartë të Këshillit të Bashkëpunimit Turqi-Serbi në Beograd, presidenti Erdoğan tha se, “Sot, ne po ndërmarrim një hap tjetër historik në kontekstin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Serbia iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Turqisë për hapjen e një konsullate të përgjithshme në Novi Pazar”.
Erdoğan tha se takimi i tij me Vuçiçin ishte “shumë i frytshëm” dhe udhëheqësit e të dy vendeve vendosën “qëllime të reja” në marrëdhëniet e tyre dypalëshe.
Presidenti turk po ashtu tha se marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Serbisë kanë arritur në një nivel “perfekt”. Para vizitës në Serbi, Erdogan ka thënë se arritja e një marrëveshje për çështjen e Kosovës, e cila kënaq të gjithë palët e interesuara, është jetike për të arritur stabilitetin dhe paqen afatgjatë në Ballkan.
