Maqedoni
Prokurori, pritet dëshmia e Boki 13 për “Zhvatjen”
08.10.2019 11:01
I akuzuari i parë për rastin “Zhvatja”, Boki 13, pas rreth tre muajsh qëndrim në paraburgim...

I akuzuari i parë për rastin “Zhvatja”, Boki 13, pas rreth tre muajsh qëndrim në paraburgim, për herë të parë prononcohet sot në Prokurorinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Deri më tani prokurorja Ruskoska ka mbledhur dëshmi nga dëshmitarë dhe persona që mund të kenë ndonjë informacion për rastin në fjalë, por nuk ka dëshmi nga tre të dyshuarit, Bojan Jovanovski, Zoran Milevski- Kiçeec dhe Katica Janeva. Boki 13 njëherit i skadon afati prej 15 ditësh, që i mundëson shqyrtim në dëshmitë e Ruskoskës, si dhe mundësia që të propozojë prova të tij.
Jovanovski, javën e shkuar personalisht në Gjykatën e Apelit kërkoi të lirohet nga paraburgimi në Shutkë. Ai ka kërkuar masë më të butë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Në mënyrë shtesë, si rrethanë lehtësuese e përmendi hetimin e përfunduar për rastin “Zhvatje”. Megjithatë, Gjykata e Apelit për shkak të frikës për arratisjen e tij, e hodhi poshtë kërkesën.
