Maqedoni
Stevo Pendarovski: Bullgaria nuk do ta pengojë vendin për negociata
08.10.2019 16:51
Bullgaria nuk besoj që do ta pengojë vendit në rrugën drejt integrimit në BE...

Bullgaria nuk besoj që do ta pengojë vendit në rrugën drejt integrimit në BE, tha kryetari i vendit, Stevo Pendarovski. Ai shtoi se këto ditë nuk ka kontaktuar me presidentin bullgar, Rumen Radev, lidhur me paralajmërimet e Bullgarisë që të mërkurën do t’i paralajmërojë masat për negociatat, megjithatë Pendarovski, beson se vendi fqinj nuk do ta pengojë Maqedoninë e Veriut në këtë proces.
Elementet e pozitës bullgare lidhur me procesin e mëtutjeshëm të integrimit të Maqedonisë së Veriut janë punë e brendshme politike të një vendi anëtar të Unionit dhe ajo pozitë me siguri nuk do të nxirret në Këshillin e ardhshëm evropian, deklaroi presidenti, Stevo Pendarovski.
“Së pari të marrim datë dhe më pas të gjitha vendet anëtare të Unionit duhet ta bëjnë kornizën negociuese nga aspekti i tyre kombëtar. Do të bëjmë pozita tona negociuese lidhur me atë që vendet anëtare kërkojnë prej nesh. Nëse në përgjithësi vjen në rend dite ajo punë, ajo do të vijë nga mesi i vitit të ardhshëm, kur do të fillojë të zhvillohet procesi negociues. Praktikisht është e pamundur të komentoni pozitë negociuese elementet e të cilave ende nuk i dini. T’i shohim së pari elementet, ndërsa rreth dinamikës ne do të duhet të deklarohemi rreth asaj që eventualisht e kërkon një vend anëtar diku gjysmë viti prej tani e tutje”,- deklaroi kryetari, Stevo Pendarovski.
Këto deklarata presidenti, Stevo Pendarovski, i dha në hapjen e MladiHab – Zyra e presidentit të Republikës së Maqedonisë pas panelit të diskutimit më temë “Aftësitë digjitale dhe transformimi i shoqërisë”.
FARIJE DAUTI BAKIJU
