Ekonomi
Raporti ekonomik i Bankës Botërore: RMV ka trende pozitive në rritjen ekonomike
08.10.2019 19:13
Banka Botërore në raportin e rregullt gjysmëvjetor ekonomik për vendet e Ballkanit perëndimor...

Banka Botërore në raportin e rregullt gjysmëvjetor ekonomik për vendet e Ballkanit perëndimor, vlerëson se Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë vendet e vetme që kanë shënuar trende pozitive për dallim nga shtetet tjera të rajonit te të cilat ka ngadalësim.
“Shohim një ngadalësim të përgjithshëm të shkallës së rritjes ekonomike, në raport me vitin e kaluar, me dy përjashtime, në Maqedoninë e Veriut, ku trendi pozitiv në ekonomi vazhdon nga viti 2017, dhe në Kosovë. Këto janë dy ekonomi të cilat vazhduan të rriten në raport me vitin e kaluar, por shohim ngadalësim në pjesën tjetër të rajonit”,- tha drejtori i Zyrës së BB-SË në Shkup, Marco Mantovanelli.
Rritja e pagave duhet të shoqërohet me përpjekje për të krijuar një mjedis të fortë biznesi dhe sundim të ligjit.
“Raporti tregon më pozitivisht se papunësia në vend ka rënë në një nivel historik prej 17%. Por, ka një disbalanc në rajonin e Maqedonisë verilindore, ku 35% popullsisë është e papunë”,- theksoi ekonomistja, Sanja Maxhareviq.
“Në Maqedoninë e Veriut rritja në vitin 2021 pritet të arrijë deri në 3.3 %. Vendi tani është në një udhëkryq dhe pritet të anëtarësohet në NATO dhe të marrë një datë me BE-në për të lëvizur nga vendi”,- tha ekonomisti në BB, Bojan Shimbov.
Ky është prezantimi i edicionit të 16 të serisë së raporteve për gjendjen e ekonomive në vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Bosnja e Hercegovinë, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mal të Zi dhe Serbi.
REJHANE BUSHI METAJ
