Maqedoni

Maqedoni, paraburgim për dy shtetas të Shqipërisë për transport të lëndëve narkotike

08.10.2019 20:48

Prokuroria Themelore Publike në Veles ka dhënë urdhër për kryerjen e hetimeve kundër dy personave – shtetas të Republikës së Shqipërisë...

Prokuroria Themelore Publike në Veles ka dhënë urdhër për kryerjen e hetimeve kundër dy personave – shtetas të Republikës së Shqipërisë të cilët dyshohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
 
Sipas Prokurorisë dy të dyshuarit, shtetasi shqiptar dhe babai i tij, me marrëveshje paraprake më 6 tetor kanë kontrabanduar drogë narkotike – marihuanë në sasi totale prej 44.742 kg.
 
Droga ishte paketuar në 45 pako, në uljet e pasme dhe në bunkerë special të ndërtuara në pjesën e përparme të makinës së tipit “Opel Meriva” me targa të Shqipërisë. Sasia e drogës u kap gjatë kontrollit doganor në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”.
 
Gjykatësi i procedurës paraprake pranoi propozimin e prokurorisë dhe të dyshuarve iu është caktuar paraburgim prej 30 ditëve.