Botë
Brexit pa marrëveshje, pesë ministra kërcënojnë me dorëheqje
09.10.2019 10:52
Teksa po rriten shqetësimet për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje
Teksa po rriten shqetësimet për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, Kryeministri Boris Johnson, po përballet me rebelim të ri brenda qeverisë dhe grupit konservator të partisë së tij. Të paktën pesë ministra të kabinetit qeveritar kanë kërcënuar se do të japin dorëheqjen, nëse vendi shkon drejt të ashtuquajturit “Brexit pa marrëveshje.”
Mediat britanike bëjnë të ditur se kryeministrat që mund të dorëhiqen janë ministrja e Kulturës, Nicky Morgan, Ministri i Irlandës Veriore Julian Smith, ministri i Drejtësisë Robert Buckland, ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock dhe prokurori i Përgjithshëm, Geoffrey Cox.
