Botë
Palmer dhe Grenell qëndrojnë në Kosovë, në qendër të vëmendjes dialogu me Serbinë
09.10.2019 11:51
Dy përfaqësuesit më të lartë amerikanë për çështje të Ballkanit Perëndimor dhe dialogut Kosovë-Serbi, do të qëndrojnë në Kosovës gjatë ditës së mërkurë....

Përveç vizitës së të dërguarit të posaçëm të presidentit të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, në Kosovë do të qëndrojë edhe I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovës, Philip Kosnett, lidhur me vizitën e dy përfaqësuesve të lartë amerikanë, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, se mbështetja e SHBA-së, për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon punë ekipore.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka emëruar Grenellin – ambasador i SHBA-së në Gjermani – të dërguar të posaçëm të administratës për dialogun Kosovë-Serbi, më 4 tetor. Ky vendim është vlerësuar si befasues, pasi Departamenti amerikan i Shtetit, në fund të gushtit, ka emëruar diplomatin Mattheë Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin, i cili është thënë se, mes tjerash, do të merret edhe me dialogun.
