LIKOVË

Nxënësit e Likovës protestojnë për transport falas

16.09.2014 18:18

Ka vazhduar edhe sot protesta e nxënësve nga Likova, të cilët mësojnë në gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë......

Ata këmbëngulin në transportin falas deri në Kumanovë. Nxënësve sot iu bashkëngjitën edhe disa nga prindërit e tyre.

Ndërkohë, në mesin e prindërve arriti drejtori i gjimnazit “Sami Frashëri”, i cili kërkoi që nxënësit të kthehen në mësim, kurse nëse duan prindërit le të merren me realizimin e kërkesës për transport falas.

Prindërit paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. (Nexhat Aqifi, TVM2)