Botë

ShBA-Meksikë, 1 milion emigrantë të arrestuar në 12 muaj

09.10.2019 13:36

Në 12 muajt e fundit agjentët amerikanë të kufirit kanë arrestuan ose ndaluar rreth një milion emigrantë...

Në 12 muajt e fundit agjentët amerikanë të kufirit kanë arrestuan ose ndaluar rreth një milion emigrantë pa dokumente në kufirin jugor me Meksikën, numri më i lartë në më shumë se një dekadë. Drejtori në detyrë i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve, Mark Morgan, tha se numri i emigrantëve të arrestuar në kufi ra në pak më shumë se 52 mijë në shtator, nga mbi 144 mijë në maj, duke shënuar shifrën më të ulët mujore në një vit.
 
Rritja e numrit vjen mes përpjekjeve të ashpra të Presidentit, Donald Trump, për të ndalur emigracionin e paligjshëm që dha rezultate vetëm në tre muajt e fundit,  kur arrestimet në kufi ranë. Administrata ka urdhëruar dëbimin në Meksikë të çdo azilkërkuesi dhe është ankuar ndaj një vendimi gjykate që bllokon zbatimin e këtij urdhri. Shtëpia e Bardhë vazhdon të bëjë presion për të ngritur mur në një pjesë edhe më të madhe përgjatë kufirit prej 3.200 kilometrash, duke devijuar fondet e Departamentit të Mbrojtjes të parashikuara për programe të tjera për këtë qëllim, pasi Kongresi nuk pranoi të miratojë buxhet për murin. Tashmë është ndërtuar rreth 114 kilometra pengesë e re dhe se parashikohet që një total prej 724 kilometrash të përfundojë deri në fund të vitit 2020.