Maqedoni

Vazhdon gjykimi për parregullsitë zgjedhore, u dëgjuan 5.400 nga 5.900 “bombat” për “Titanik”

09.10.2019 15:40

Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik”.....

Lënda gjendet në procedurën e dëshmive dhe deri më tani janë shfaqur rreth 5.400 prej 5.900 dëshmive materiale, të propozuara nga prokuroria. I akuzuar në lëndën “Titanik” është ish kryeministri azilant, Nikolla Gruevski, bashkë me ish funksionarë të tjerë të lartë shtetërorë e bashkëpartiakë, mes të cilëve ish ministrja e brendshme,  Gordana Jankulloska, si dhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko dhe 13 persona të tjerë.
 
Të gjithë dyshohen për bashkim kriminel, shkelje të së drejtës votuese, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, dhënie ryshfeti gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore. Lëndën e udhëheq gjykatësi, Osman Shabani, përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanova, që tashmë përfaqëson Prokurorinë Publike.