Maqedoni
Zgjerohet hetimi për rastin "Zhvatja", edhe 5 të dyshuar, mes tyre një funksionar
09.10.2019 16:58
Hetimi për rastin "Zhvatja" zgjerohet. Prokuroria hap edhe një hetim të ri kundër 5 personave fizikë dhe një personi juridik....

Ata janë të dyshuar për larje parash, mashtrim dhe ndihmë gjatë mashtrimit. Nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion njoftojnë se njëri nga personat e dyshuar është funksionar. "Një nga personat e dyshuar si funksionar, së bashku me të dyshuarin e parë, pas çka ka shfrytëzuar autoritetin e tij dhe të dëmtuarit, kanë krijuar përshtypjen se pas projekteve të ofruara, qëndron pushteti ekzekutiv".
Sipas kryeprokurorit, Lubomir Joveski, ata kanë qenë të përfshirë gjatë trasferit të parave prej dy kompanive të ndërtimit nga Manastiri dhe Struga, përmes Asociacionit ndërkombëtar, kryetar i të cilit është i akuzuari i parë në rastin "Zhvatja", Bojan Jovanovski. Njëri nga të dyshuarit në hetimin e ri vetëm se është në paraburgim, paraburgim kërkohet edhe për njërin nga të dyshuarit, ndërsa për të tjerët masa preventive. Të enjten pritet të ngrihet aktakuzë për rastin.
“Prokurorja Ruskoska punon në miratimin e vendimit të Prokurorisë Publike dhe sa jam i informuar gjatë ditës së nesërme do të ketë aktakuzë për atë pjesë. Edhe një herë të theksoj se ne nuk e vlerësojmë këtë rast si të mbaruar, prokuroria punon në vërtetimin e fakteve dhe rrethanave edhe për 2-3 veprime të tjera, kishte fazë parahetimore dhe do të nisim hetim edhe kundër katër personave. Një pjesë e personave ishin të marrë në pyetje, pjesa tjetër nuk kanë qenë, do të jenë ditëve të ardhshme. Veprat janë larje parash, mashtrim dhe ndihmë në pjesën e mashtrimit”,- deklaroi kryeprokurori, Lubomir Joveski.
Deskoska: Kush ka gabuar, duhet të përgjigjet
Ministrja e drejtësisë, Deskovska, nuk ka njohuri se cilët funksionarë mund të jenë përfshirë në rastin “Zhvatja”, por ishte e prerë se kush ka gabuar, duhet të përgjigjet.
“Nuk kam asnjë informacion, përderisa ishte ngjarja lexova në internet. Porosia është se kush do që është i dyshuar, hetimi të vazhdojë në mënyrë profesionale, gjithashtu dhe proceset gjyqësore. Kushdo që ka bërë çfarëdo gjëje, duhet të bartë përgjegjësi”,- u shpreh ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska.
Në opinion kishte zëra se njëri nga të dyshuarit në rastin "Zhatja" do të bëjë marrëveshje me Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion .Se ka pasur një interes të tillë vërtetoi edhe kryeprokurori Joveski, por, sipas tij, marrëveshja nuk është arritur.
FLORIJE BELULI KAMBERI
