INDI

Vërshimet në Indi lanë pas “Diarenë” dhe “Kolerën”

16.09.2014 18:24

India po përballet me përhapjen e sëmundjeve të ndryshme ngjitëse pas përmbytjeve të mëdha që kapluan këtë rajon.......

Ekspertët thonë se situata është mjaft kritike dhe ka dalë jashtë kontrollit dhe  shëndeti i njerëzve po përkeqësohet. Dy javë pas përmbytjeve që  ngulfatën Indinë, kufoma të panumërta kafshësh lundrojnë në ujë në të gjithë rajonin. Punonjësit e shpëtimit ndërmarrin masa për  pastrimin e terrenit me pompa uji dhe mënyra të tjera më pak moderne.

"Ne kërkojmë nga qeveria pastrimin dhe djegien e kafshëve të ngordhura nëpër rrugë, në mënyrë që të mund të ndalojmë  sëmundjet infektuese që u përhapën me shpejtësi marramendëse"- deklaroi komandanti i Ekipit të Shpëtimit, Navindra Singh.

“Diarrea”, alergjitë e lëkurës dhe “Kolera”, po preokupojnë banorët. Mjekët thonë se nevoja më thelbësore për njerëzit është uji i pastër.

"Gjasat janë shumë të mëdha që sëmundjet të jenë shkaktuar nga uji i ndotur, sëmundjet përhapen për shkak të mbipopullimit. Ne kërkojmë që qeveria të bëjë marrëveshje për furnizimin e vaksinave që lidhen me tiroidet, sëmundjen e “Kolerës” dhe të bëhet vendosja e duhur e njerëzve për të shmangur mbipopullimin, në mënyrë që të mos ripërsëritet sëmundja e  “Tuberkulozit””- tha dr. Javaid Naqishbandi.

Rajonit të Himalajeve, tokë kjo e ndarë mes Indisë dhe Pakistanit, i kanoset katastrofa. Për të hequr të gjitha mbetjet e kafshëve të ngordhura të përhapura gjithandej, do të duhen muaj të tërë. (Hamide Ibrahimi, TVM2)