Maqedoni
Qëndrimi i Holandës për Shqipërinë, Rama fajëson opozitën dhe problemet e BE-së
09.10.2019 18:35
Pas diskutimeve të mbrëmshme në Komisionin e jashtëm të Parlamentit holandez dhe deklarimit të ministrit të jashtëm Stef Blok...

Pas diskutimeve të mbrëmshme në Komisionin e jashtëm të Parlamentit holandez dhe deklarimit të ministrit të jashtëm Stef Blok, se Shqipëria nuk është gati për hapje negociatash, kryeministri, Edi Rama, vijon të këmbëngulë se Holanda skeptike e refuzon hapjen e negociatave jo nga problemet që ka Shqipëria, por nga problemet e brendshme të vendeve anëtare. Megjithatë, në një qasje të tillë, sipas Ramës, ka ndikuar opozita shqiptare, e cila duke kopjuar, sipas tij, opozitën e mëparshme të Maqedonisë së Veriut, kujtoi se do të gjunjëzonte mazhorancën.
"Ka një ndryshim të madh për dallimin në qëndrime, qasja e opozitës këtu dhe atë jashtë. Atë që braktisi parlamentin, dogji mandatet dhe bojkoti zgjedhjet vetëm me një qëllim minimin e çeljes së negociatave. Maqedonia nuk është vend pa konflikte, por ka frymëzuar edhe qasjen destruktive të opozitës që nuk është këtu, që në mënyrë naive e ka besuar se duke kopjuar opozitën e deridjeshme të Maqedonisë do të gjunjëzonte shumicën këtu. Por opozita në Maqedoni as dje dhe as sot nuk merr rrugët e Europës për të bërë të pabërën për vendin e vet”,- tha Rama.
Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri përgjegjës të vetëm kryeministrin, Edi Rama, për qëndrimin e Holandës.
LULJETA NDOKA
