Maqedoni

Mandiq para Ruskovskës, kërkohet masë paraburgimi, masa kujdesi për tre të dyshuarit e tjerë

09.10.2019 20:39

Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar Korrupsionit, ka zgjeruar hetimin për ratsin “Zhvatja"...

Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar Korrupsionit, ka zgjeruar hetimin për ratsin “Zhvatja" edhe me 5 persona të tjerë, mes tyre Jasna Mandiq, Babai i Boki-13, Jovanovski dhe nënkryetarja e  Kuvendit Frosina Remenski.Prokuroria kërkon  masën e  paraburgimit për Jasna Mandiqin , zëvëndës kryetaren  e Asociacionit ndërkombëtar të drejtuar nga Bojan Jovanovski, të akuzuarit të parë në rastin Zhvatja. Ajo dyshohet për keqpërdorim përmes xhirollogarisë së Asociacionit. Të dyshuarit e tjerë e kanë ndihmuar.
 
Boki 13 ka bërë vepër penale të vazhduar – mashtrim dhe larje parash. Të tjerët dyshohen si ndihmës në veprën penale – mashtrim. Tre prej tyre dyshohen se e kanë ndihmuar edhe gjatë larjes së parave edhe në raste të tjera të veprës së dënueshme. Ndaj tyre është kërkuar masë sigurie, marje e pasaportës.
 
Nga qershori i vitit 2017, deri në prill të 2018, Jovanovski si president i Asociacionit ndërkombëtar, duke përdorur dokumente të një personi juridik, ka vënë në huti dy drejtues të dy frmave ndërtuese. Ai i ka gënjyer se ka siguruar tokë ndërtimore shtetërorë për ndërtimin e një qendre për persona tëv moshuar dhe servis mobil,  më pas edhe për subvencione nga shteti, e nga të dëmtuarit përmes një agjencie autoriale ka arritur të përftojë mjete financiare në lartësinë prej 719.905 eurosh nga njëri dhe 233.821 euro nga personi I dytë. Në këto takime ka marrë pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit Frosina Remenski, që ka përdorur funksionin dhe autoritetin e saj që të lënë përshtypjen tek të dëmtuarit, se pas të gjitha projekteve të propozuara, qëndron pusheti ekzekutiv.
 
Të dyshuarit e tjerë me paramendim kanë ndihmuar të dyshuarin parësor në kryerjen e veprave penale, duke përgatitur marrëveshje , duke ngritur mjetet financiare të paguara e duke paguar madje mjete personave të tjerë juridikë në bazë huaje apo donacioni.