Botë

Ushtria turke hyn në Siri, fillojnë bombardimet artilierike

09.10.2019 20:27

As telefonata e presidentit rus, Vladimir Putin nuk ka arritr të ndryshojë mendjen...

As telefonata e presidentit rus, Vladimir Putin nuk ka arritr të ndryshojë mendjen e presidentit turk Erdogan. Turqia ka filluar ofensivën kundër kurdëve në Verilindje të Sirisë. 
 
Të paktën 5 mijë trupa kanë hyrë paditen e sotme  në territorin sirian duke larguar blloqet e çimentove që ndanin kufijtë mes dy vendeve. Menjëherë pas lajmit të Erdoganit se Turqia po pushton Verilindjen e Sirisë ku ndodhet popullata kurde, kanë filluar edhe bombardimet e para me artileri të rëndë kundër forcave kurde, por agjenci të lajmeve vendore pohojnë se bombardimet po zhvillohen edhe kundër popullatës civile, që po largohen me shpejtësi nga qytetet ku po zhvillohet operacioni. Përpara sulmit turk, Forcat Demokratike Siriane lëshoi thirrjen e vet për vendet e përfshira në koalicionin për të mposhtur ISIS-in dhe për të shmangur një katastrofë humanitare në veri të Sirisë.