Maqedoni

Rasti “Zhvatja”, Ruskovska: Hetim edhe për prokurorë nëse janë të përzier

10.10.2019 11:39

Prokurorja, Villma Ruskovska, tha se ende nuk e di se deri ku do të përfundojë hetimi....

Ajo ka arsyetuar deklaratën e parë se në rastin “Zhvatja” nuk ka të kyçur asnjë politikan, por më pas dëshmitë e kanë dërguar procedurën në një drejtim tjetër me të dyshuar të tjerë.
 
Paratë e përfituara në këtë rast janë lëshuar në përdorim dhe për këtë ka akuzë për larje parash, por Ruskovska thotë me përgjegjësi se dëshmitë që dolën në opinion nuk kanë dalë nga Prokuroria, por janë fotografuar nga  kopjet. Për të gjithë të dyshuarit tashmë në paraburgim do të kërkohet zgjatja e masës së paraburgimit. Ruskovska tha se nuk do të hezitojë të ngre procedurë hetimore edhe për prokurorë të tjerë nëse vërtetohet se janë të përzier në këtë rast.