Maqedoni
Mançevski: Treguam se sistemi po funksionon
10.10.2019 11:58
Edhe nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, vlerëson se fillimisht duhet pritur të shihet vendimi i Prokurorisë....

Edhe nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, vlerëson se fillimisht duhet pritur të shihet vendimi i Prokurorisë për Frosina Remenskin për rastin “Zhvajta”, para se të merren hapat e duhur brenda partisë. Ne treguam se sistemi funksionon nëse më herët ishte e paimagjinueshme që prokuroria të ngre çfarëdolloj akuze kundër ndonjë funksionari të partisë në pushtet, sot kjo është një procedurë normale.
Nëse më herët Komisioni për parandalimin e korrupsionit, “nuk ekzistonte”, sot ai ndjek pushtetin nëse nuk i bën gjërat si duhet. Nëse Marko Zvërlevski do të ngrinte qoftë edhe një parim të vetme kundër ish funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, sot ndoshta do të ishim në BE”, deklaroi Mançevski në tribunën “Në rrugën e drejtë” që mbrëmë LSDM mbajti në Koçani.
