Botë

Konflikti Turqi-Siri, mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë së OKB-së

10.10.2019 12:16

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka planifikuar të bëjë një mbledhje urgjente me dyer të mbyllura sot...

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka planifikuar të bëjë një mbledhje urgjente me dyer të mbyllura sot, me kërkesë të anëtarëve të saj europianë, Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Britanisë së Madhe. Presidenti i saj aktual, ambasadori i Afrikës së Jugut, Jerry Mattheës Matjila, i bëri thirrje Turqisë që të kursejë civilët dhe të ushtrojë vetëpërmbajtje maksimale.
 
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, kërkoi sot ndërprerjen e ofensivës së nisur nga Turqia në veri të Sirisë dhe paralajmëroi se nuk do të ketë financime europiane për një zonë sigurie. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sulmi turk në Sirinë veriore është një ide e keqe dhe ai nuk e miraton operacionin ushtarak, duke shtuar se Ankaraja tani mban përgjegjësi për të gjithë luftëtarët e Shtetit Islamik në zonë.
 
Pas dy operacioneve të mëparshme, Turqia nisi mbrëmë një ofensivë te re në Siri, të quajtur Burimi i Paqes, kundër milicisë kurde të Njësive të Mbrojtjes së Popullit