Maqedoni

Diskutimet për negociatat, Greqia: Jo ndarje të Shkupit dhe Tiranës

10.10.2019 12:33

Ministri i jashtëm plotësues i Greqisë deklaroi se vendi i tij është pro çeljes së negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE....

Miltiadis Varvitsiotis bëri të qartë se Greqia nuk mund ta pranojë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ndahen në procesin e negociatave.
 
“Për shkak të pranisë së një elementi shqiptar në rajon, ndarja dhe çelja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend kandidat mund t`i hapë rrugën destabilizimit në kufirin tonë verior”- tha Varvitsiotis.
 
Duke folur përpara Komisionit Parlamentar për mbrojtjen kombëtare dhe çështjet e jashtme, Varvitsiotis pohoi se Greqia është në favor të një drite jeshile të BE-së për fillimin e negociatave me të dy vendet. Athina, nënvizoi ai, e ka mbështetur gjithmonë politikën europiane të zgjerimit me qëllim përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.