Botë

Kurti takon Mustafën dhe Osmanin, diskutojnë për mundësinë e bashkëqeverisjes

10.10.2019 12:48

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i nominuari i kësaj partie për kryeministër të vendit, Albin Kurti...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i nominuari i kësaj partie për kryeministër të vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se sot do të takojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, dhe kandidaten e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani. Kurti Ai nuk ka dhënë detaje, por ka thënë se do të diskutojnë për mundësinë e koalicionit qeverisës. Takime ditë më parë ka paralajmëruar edhe Isa Mustafa.
 
“Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, Vjosa Osmani, do të takohemi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së”,- ka shkuar Mustafa në Facebook pas përfundimit të procesit zgjedhor.