Gervinho ripërtëriu kontratën me Romën
16.09.2014 18:57
Ish-futbollisti i Le Man, Lilles dhe Arsenalit, Gervinho, e ka vazhduar kontratën me skuadrën italiane, Roma….

Kësisoj, futbollisti i Bregut të Fildishtë do të jetë pjesë e verdhekuqve deri në verën e vitit 2018.
Gervinho deri më tash ka luajtur 38 ndeshje për Romën dhe ka shënuar 13 gola. Për kombëtaren e tij ai ka luajtur 56 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola. Në Botërorin e kësaj vere në Brazil ai shënoi dy gola dhe atë në sfidat kundër Japonisë dhe Kolumbisë.
