Maqedoni
Takohen Vuçiq - Zaev – Rama, diskutojnë për “Shengenin ballkanik”
10.10.2019 12:52
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe atë të Shqipërisë, Edi Ramën, në Novi Sad. Liderët do të zhvillojnë një takim dyditor ku në përfundim do të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, apo siç është quajtur ndryshe “Mini Shengeni Ballkanik”.
Takimi vjen pas një deklarate të mëhershme të Vuçiqit, i cili ka propozuar një qasje të përbashkët të këtyre vendeve, ngjashëm sikurse Grupi i Vishegradit, i cili përbëhet nga Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia. Atëherë Vuçiq tha se të vepruarit si bllok do t’iu jepte vendeve të Ballkanit reputacion më të mirë në Evropë. Kryeministri Zaev në një postim në FB deklaroi se lidhja mes fqinjëve do të thotë edhe lidhje mes popujve.
Nga Novi Sadi, qyteti i atraksionit muzikor Egzit, porosisim se Ballkani perëndimor është burim bashkëpunimi dhe uniteti, BE është ylli drejt të cilit ne lëvizim shkruhet në postimin e kryeministrit Zaev. Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar paraprakisht se ky takim nuk përjashton vendet e tjera, por është një ftesë ndaj fqinjëve për t’u bashkuar.
