Maqedoni
AUV: Zbulohen 21 tonelata mish me murtajën e derrit
10.10.2019 15:31
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar praninë e virusit afrikan të murtajës së derrit...

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar praninë e virusit afrikan të murtajës së derrit, në dërgesën me origjinë nga Spanja, që peshon 21 ton e 312 kg. Dërgesa nuk paraqet ndonjë rrezik, pasi që nuk është lëshuar në qarkullim, por është marrë mostër, është ekzaminuar dhe do të shkatërrohet, tha drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Zoran Atanasov.
“Dërgesa është me origjinë nga Spanja dhe ishte importuar në një rajon në Bullgari, i cili është i lirë dhe prej andej nëpërmjet, vendkalimit kufitar Deve Bair, është sjellë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Dërgesa e njëjtë është mbajtur, nuk është lëshuar në shitje dhe ajo do të shkatërrohet. Për dërgesën do të njoftohet Organizata Botërore e Shëndetësisë për mbrojtjen e kafshëve, si dhe Bashkimi Evropian”,- deklareoi drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Zoran Atanasov.
Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë apelojnë qytetarët që të mos importojnë prodhime të mishit në vend, veçanërisht nga vendet ku është shpallur sëmundja e murtajës së derrit. Po ashtu vazhdojnë masat që ndalojnë ruajtjen e derrave në ambiente të hapura. Gjithashtu vazhdon gjuetia e derrit të egër dhe ajo do të intensifikohet prej nesër, pasi zyrtarisht çdo vit më 11 tetor tradicionalisht fillon gjuetia e derrit të egër.
VLORA LATIFI TOPOJANI
