Maqedoni
Vuçiq, Rama e Zaev, nënshkruan marrëveshja për lëvizje të lirë
10.10.2019 16:58
Në Novi Sad të Serbisë, në takimin trepalësh mes presidentëve të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë....

Në Novi Sad të Serbisë, në takimin trepalësh mes presidentëve të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, u nënshkrua marrëveshja për lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, duke krijuar një “mini shengen”, i cili pritet të zbatohet brenda vitit 2021. Kryeministri, Zoran Zaev, tha se Maqedonia e Veriut e mbështet nismën, sepse, sipas tij, duhet të bëhet shumë më tepër për përafrimin ekonomik.
“Ballkani perëndimor definitivisht është aspiratë e përbashkët në pjesën e përparimit të bashkëpunimit mes nesh. Iniciativa që sot e hapim dërgoj mesazhe politike, mesazhe që relaksojnë raportet politike në rajon. Ballkani tanimë nuk është si në shekullin XX. Ky është Ballkani i shekullit XX, si rajon i paqes, stabilitetit, zhvillimit ekonomik, si dhe e orientuar në integrime evropiane dhe përmirësimin e jetesës së qytetarëve”,- deklaroi kryeministri, Zoranz Zaev.
Kryeministri, Edi Rama, tha se ishte e nevojshme të aktivizohet një veprim aktiv mes tri shteteve. Sipas tij, derisa Ballkani të bëhet prioritet i BE-së, vendet e këtij rajoni mund të thellojnë bashkëpunimin përmes projekteve të ndryshme, duke respektuar kështu parimet e BE-së, tha Rama.
“Nuk na ka mbledhur këtu ndonjë kujdestar nga Brukseli apo vende mike, por nevoja për të rritur ekonominë, ulur papunësinë, për të luftuar krimin e organizuar transnacional, nevoja për të luftuar emigracionin e paligjshëm, për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve tanë, për të rritur cilësinë e shërbimeve tona dhe 4 parimet themelore të BE-së”,- tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Bashkëpunimi në bllok do t’u jepte reputacion më të mirë vendeve të Ballkanit në Evropë, tha kryeministri serb Vuçiq. Mes tjerash, ai tha se ky projekt do të ketë ndikim të madh në rritjen ekonomike dhe investimeve në tre shtetet.
“Nga kjo që do të bëjmë për një vit e gjysmë do t’i rrisim investimet e huaja për 20%. Në të tria vendet do të kemi koncept të njëjtë të ngritjes ekonomike. Nëpërmjet bashkëpunimit të përbashkët, duke vendosur kushte të njëjta, krijojmë ambient të përbashkët”,- tha kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq foli edhe për dhënien e datës për bisedime për RMV-në dhe Shqipërinë në Samitin e KE-së. Nëse BE nuk u cakton datë, Vuçiq tha se një vendim i tillë do të shpalosë problemet e brendshme që ka vetë BE dhe nuk është kriter i mosplotësimit të kushteve nga të dy vendet. Masat më konkrete të zbatimit të kësaj iniciative, përfaqësuesit e tri vendeve do t’i shpalosin në takimin e ardhshëm, që do të mbahet në Ohër më 10 nëntor.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
