Maqedoni

Sfidat e gazetarisë - jo profesionalizmi dhe lajmet e rreme

10.10.2019 18:01

Gazetaria aktualisht ndodhet në periudhë të vetëshkatërrimit....

Mungesa e profesionalizmit dhe lajmet e rreme janë shkatërruesit kryesorë të standardeve të gazetarisë që rezulton në humbjen e besueshmërisë te mediat. Kjo u vlerësua në debatin kushtuar sfidave me të cilat ballafaqohen punëtorët e mediave.
 
“Në gazetarinë tonë, e cila, sipas meje, mund të tingëllojë edhe shumë ashpër, ndodhemi në një periudhë të vetëshkatërrimit. Është e mbushur me spine, dezinformata, të vërteta të gjysmuara deri në lajme të rrejshme dhe në përgjithësi në përballje me këto lajme jo të sigurta dhe të pabazuara publiku apo lexuesit shumë vështirë mund ta dallojë gazetarinë cilësore ose mediat e besueshme”,- tha u. d. i Sindikatës së pavarur të gazetarëve, Zvezdan Georgievski.
 
“Krijuesit e lajmeve të rreme janë shumë shpesh edhe vetë politikanët. Ata mund të jenë edhe deputetë, ministra, lider të partive dhe kushdo qoftë tjetër. Ndërsa gazetarët në disa raste për shkak të klimës së krijuar për transmetimin e informacioneve bazuar në posedimin e jocilësisë pa kusht i lëshojnë lajmet e tilla”,- tha kryetari i ShGM-së, Mlladen Çadikovski.
 
I domosdoshëm mbetet vetërregullimi i mediave në luftën kudër lajmeve të rreme, gjë të cilën e mbështet qeveria duke respektuar standardet e gazetarisë, theksoi ministri, Robert Popovski.
 
“Qeveria tregon se respekton standardet e gazetarisë. Standardet e profesionit të gazetarisë i definoni ju e jo qeveria. Ashtu siç do t’i definoni ju do të respektohen nga ana jonë. Këtë gjendje mund ta quaj si një luftë e cila është duke u zhvilluar brenda vendit”,- theksoi ministri për komunikime, Robert Popovski.
 
Debati u realizua nga Instituti maqedonas për media, Instituti për studime të komunikimit, Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe Instituti për media nga Londra.  
 
LEUNORA KALIQI