Maqedoni

Bullgaria, pro negociatave të RMV-së dhe Shqipërisë me BE-në

10.10.2019 18:18

Kuvendi i Bullgarisë ka miratuar Deklaratën me të cilën i jep mbështetje të plotë fillimit të negociatave...

Kuvendi i Bullgarisë ka miratuar Deklaratën me të cilën i jep mbështetje të plotë fillimit të negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Deklarata është miratuar me 129 vota pro, katër kundër dhe një të përmbajtur. Në Deklaratë thuhet se “integrimi evropian nuk duhet të jetë në dëm të ngjarjeve historike, dokumenteve dhe artefakteve, si dhe të rolit të personaliteteve në historinë bullgare”.
 
Kuvendi bullgar, sipas dokumentit të miratuar, i bënë thirrje Maqedonisë së Veriut që të zbatojë në mënyrë efikase, pa vonesa dhe me vullnet të mirë, Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, që ishte nënshkruar nga kryeministrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, më 1 gusht të vitit 2017.