Maqedoni
Grujovski ia paraqiti kërkesat e sindikatës Mançevskit
10.10.2019 18:31
Regres për pushimet vjetore dhe një model i ri i pagave, janë pjesë e kërkesave...

Regres për pushimet vjetore dhe një model i ri i pagave, janë pjesë e kërkesave që Sindikata e administratës gjyqësore ia ka paraqitur qeverisë. Nga kjo sindikatë thonë se janë të kënaqur me rritjen e pagave prej 5 për qind, por besojnë se duhet një marrëveshje e re kolektive.
“Në këtë takim ndoshta jo, por për takimet e tjera do të varet nga hapat tona të mëtejshëm, d.m.th. se si do të organizohemi, sepse negociatat për marrëveshjet kolektive mund të zgjasin për një vit ose dy, por është mirë që të jenë më efikase. Shpresoj që pas takimit të sotëm të dalim lart-poshtë me disa pozicione të harmonizuara dhe të jemi në gjendje të nënshkruajmë sa më shpejt marrëveshjen kolektive”,- tha Pece Grujovski nga Sindikata e administratës, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve.
Qeveria thotë se do t’i marrë parasysh kërkesat e sindikatës dhe do të analizojë atë që është e pranueshme.
“Unë absolutisht i mbështes të gjitha kërkesat e përfaqësuesve të sindikatës, por gjithashtu për të arritur një marrëveshje, për t’u pajtuar me të gjitha këto tema, ne do të duhet të bëjmë një riorganizim serioz të brendshëm, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime efikase, në mënyrë që të kemi justifikim për të gjitha gjërat që do të negocioheshin dhe do të binin dakord në marrëveshjen kolektive”,- deklaroi ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski.
Ministri Mançevski tha se administrata duhet të jetë efikase dhe të sigurojë shërbime cilësore për qytetarët.
SEDAT SELIMI
