Maqedoni

Parashikimi i motit

11.10.2019 11:19

Moti në orët e hershme të mëngjesit do të jetë me vranësira të ndryshueshme....

Moti në orët e hershme të mëngjesit do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut, kryesisht në pjesët veriore. Gjatë ditës vranësirat do të zvogëlohen dhe do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore,  më e theksuar përgjatë Vardarit, ku përkohësisht do të përforcohet.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 7 deri 16 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 17 deri 25 gradë Celsius.
 
Edhe në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë maksimale deri në 24 gradë Celsius.
 
Gjatë fundjavës moti pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë.