Maqedoni
Osmani në Itali, lobim për perspektivat europiane të RMV-së
11.10.2019 12:18
Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, për vizitë pune sot do të qëndrojë në Republikën e Italisë....

Në kuadër të vizitës në Itali, Osmani do të mbajë takime me ministrin për çështje evropiane të Republikës së Italisë, Vinçenco Amendola, si dhe me kryetarin e Komitetit për marrëdhënie me vendet e Ballkanit Perëndimor në Senatin italian, Luçijano Dallfonso.
Temat qendrore të takimeve do të jenë perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mbështetja e Republikës së Italisë në prag të vendimit për fillimin e negociatave në Samitin e BE-së javën e ardhshme, ndërkaq në biseda pritet të hapen çështjet e lidhura me perspektivën evropiane të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor dhe dinamika rajonale. Vizita në Itali është pjesë e turneut evropian të zëvendëskryeministrit Osmani për vizitë të metropoleve evropiane, në prag të mbledhjeve të Samitit të BE-së javën e ardhshme.
