Tetë fatkeqësi në Shkup në 24 orët e kaluara

17.09.2014 10:34

Në rajonin e Shkupit në 24 orët e kaluara policia rrugore ka kryer ekspertizë në tetë fatkeqësi komunikacioni, me ç'rast një pasagjer në autobus ka marrë lëndime trupore........

Gjatë ditës së djeshme policia ka zbuluar dhe ka sanksionuar 18 drejtues të automjeteve të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë gjatë lëvizjes. Prej tyre, 10 drejtues kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe se 90 kilometra në orë në vend të banuar, 24 drejtues të automjeteve nuk e kanë vendosur rripin e sigurimit ose e kanë përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit, nëntë drejtues të cilët nuk u kanë dhënë përparësi gjatë kalimit këmbësorëve në vendkalim për këmbësorë, pesë drejtues të cilët nuk i kanë respektuar semaforët dhe 18 drejtues të cilët nuk i kanë drejtuar automjetet e tyre pas skadimit të patentës së shoferit ose pa patentë shoferi.

Me ndihmën e automjetit special "kaçubeti" janë marrë 48 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet rrjedhimisht dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit.