Botë
Rezolutë kundër dezinformimit, BE me strategji më të fortë ndaj influencës ruse
11.10.2019 13:12
Parlamenti i BE-së adoptoi një rezolutë, që e quan Rusinë burim kryesor të dezinformimit në Evropë...

Prandaj, kërkohet një strategji më e ashpër për të ndaluar përpjekjet për ndërhyrje. Ligjbërësit e BE-së përgatitën një rezolutë për ndërhyrjet në fushata elektorale të vendeve të huaja dhe për dizinformim.
469 deputetë evropianë votuan për rezolutën, 143 ishin kundër saj dhe 47 abstenuan. Parlamenti i BE-së vuri theksin në rezolutë tek “rrezikshmëria e lartë e natyrës që ka propaganda ruse”. Prandaj, ata i kërkuan Komisionit të BE-së dhe Këshillit të BE-së që të përgatisë një strategji më efektive për t’iu përgjigjur dezinformimit rus “në mënyrë më të shpejtë dhe më të ashpër”.
Parlamenti i BE-së është i shqetësuar për ndërhyrjet jo vetëm në BE, por edhe në vendet fqinje. Në rezolutë dënohen “aksionet agresive në rritje” nga vende të treta, aksione që kërkojnë të dëmtojnë demokracinë dhe sovranitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve partnere lindore. Për të ndihmuar këto vende, BE duhet të mbështesë pavarësinë dhe mediat e ndryshme në to, thotë Parlamenti i BE-së.
