Maqedoni

Hapja e negociatave, Hahn: Jam ende optimist, është çështje besimi ndaj BE-së

11.10.2019 14:59

Komisioneri Evropain për Zgjerim, Johannes Hahn, shprehet se nëse BE nuk do të pranojë të hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ky do të jetë një gabim i madh.

Në një reagim për median italiane ANSA, Hahn tha se nëse do të ishte në dorë të tij do të bënte gjithçka për të shmangur një refuzim nga BE për hapjen e negociatave.
 
“Vendet anëtare të BE-së shpesh vendosin për arsye të lidhura ngushtësisht me politikën e tyre të brendshme, por disa sinjale më bëjnë optimist”,- u shpreh Hahn.
 
Për hezitimin e Francës për një “po”, Hahn thotë se ka konstatuar gatishmëri për të kërkuar një zgjidhje nga ky shtet.
 
“Ka ende kohë për arritjen e një marrëveshjeje dhe kjo është njëkohësisht çështje përgjegjësie dhe besimi edhe për BE-në”,- u shpreh komisioneri për zgjerimin e BE-së.