Botë

Shpërthen anija-cisternë në brigjet saudite

11.10.2019 16:03

Një shpërthim ka shkaktuar zjarr në një anije cisternë iraniane afër bregdetit të Arabisë Saudite....

Anija, nga kompania iranian e naftës(NIOC), ishte 97 km nga porti saudit Jeddah.
 
Dy rezervat kryesore të anijes thuhet se janë dëmtuar, duke shkaktuar një derdhje të naftës në Detin e Kuq. Ndërsa raportohet se nuk ka të lënduar.
 
Ministria e Jashtme e Iranit pretendoi se anija ishte shënjestruar dy herë, por nuk dha detaje të tjera.
 
Mëngjesin e së premtes, një burim tha për mediat iraniane se anija u godit me raketa nga Arabia Saudite./Ora News