Maqedoni
Ndahen çmimet “11 tetori”, fitues Kocarev, Mirçevski dhe Duracoski
11.10.2019 16:24
Në 78 vjetorin e Ditës së Kryengritjes Popullore, u ndanë çmimet shtetërore “11 tetori”....

Fitues i këtij çmimi në fushën e shkencës dhe arsimit për këtë vit është akademiku, Ljupço Kocarev, ndërsa çmimet në fushën e kulturës dhe artit shkuan në duart e aktorit, Petar Mirçevski, dhe shkrimtarit dhe artistit figurativ, Dimitri Duracoski.
“Me ndarjen e çmimit shtetëror “11 tetori” tregohet se krijuesit të cilët përforcojnë kapacitetet shkencore dhe kulturore janë të rëndësishëm për këtë vend dhe veprat e tyre respektohen dhe vlerësohen lart”,- u shpreh kryetari i Bordit, Dragi Gjorgjiev.
“Në emrin tim personal dhe të dy fituesit e tjerë, përzemërsisht i falënderoj anëtarët e Bordit për ndarjen e çmimit “11 tetori” për nderin dhe respektin e treguar ndaj nesh dhe vendimin për të fituar çmimin”,- tha fituesi i çmimit, Ljupço Kocarev.
Çmimi “11 tetori” ndahet për çdo vit për arritje të larta në shkencë, art, ekonomi dhe fusha të tjera. Çmimin e ndan Bordi i çmimeve shtetërore i përbërë prej kryetarit dhe 12 anëtarëve, që vendosin në mesin e propozimeve të arritura në konkursin e hapur.
REXHEP QAMILI
