KULTURË
Kriçman dhe Flinkenberg në festivalin "Vëllezërit Manaki"
17.09.2014 09:37
Në kuadër të Festivalit ndërkombëtar të kamerës së filmit "Vëllezërit Manaki" sot do të mbahen konferenca shtypi me Mihail Kriçman, kinematograf në filmin "Leviatan" dhe me Peter Flikenberg, kinematograf në filmin "Natë prej betoni"....

Do të mbahet edhe konferenca e tretë ballkanike e drejtorëve të fotografisë - në bashkëpunim me iMAGO, si dhe punëtori "Përvoja nga kinotekat në restaurimin digjital".
Për sonte është paraparë performanca e "Katlin" të autorëve Vuk Mitevski dhe Gokxhen Ergene.
