Botë

Britani e Madhe, sulm me thikë në Mançester, 5 të plagosur

11.10.2019 17:04

Pesë persona janë plagosur me thikë, gjatë një sulmi në një qendër tregtare...

Pesë persona janë plagosur me thikë, gjatë një sulmi në një qendër tregtare, në qytetin e Mançesterit në Britaninë e Madhe. Pesë personat e plagosur janë dërguar në spital. Sulmi ndodhi jashtë qendrës tregtare Arndale, e cila u izolua nga policia lokale.
 
Njerëzit brenda qendrës u evakuuan dhe transporti publik u ndërpre. Policia tha se nuk ka raportime për viktima, dhe se oficerët e kundër-terrorizmit po udhëheqin hetimin. Nën dyshimin për sulm të rëndë është arrestuar një 40 vjeçar. Ende nuk është e qartë nëse episodi i atribuohet krimit të zakonshëm, dhunës në rrugë apo diçka tjetër.