Maqedoni
Mbështetja bullgare për RMV-në, Zaev: Është një nga pikat e marrëveshjes
11.10.2019 17:33
Kryeministri Zaev ndërkohë pret që Sofja zyrtare të mbështesë marrjen e datës për negociata me BE-në....

Sipas kryeministrit, çështja e identitetit nuk është çështje që duhet diskutuar në shekullin 21, e aq më pak në një moment kur të dy vendet synojnë t’i tejkalojnë edhe pikat e së kaluarës së përbashkët.
“Unë besoj se Bullgaria do të mbështesë marrjen e datës për fillimin e negociatave të RMV-së me BE-në. E pritëm kaq gjatë një vendim të tillë, 15 vjet kaluan. Kjo është gjithashtu një detyrim i Marrëveshjes që kemi nënshkruar, të cilës duhet t’i përmbahemi të dyja palët. Kjo marrëveshje ka përmbyllur kapituj të rëndësishëm deri më tani dhe kemi ngelur jorastësisht në kapitullin jo aq të lehtë, i cili duhet të zgjidhet përmes komisioneve të themeluara. Ne kemi qëllim t’i zgjidhim çështjet dhe siç kemi thënë publikisht, të dy popujt të dalin fitues. Identiteti nuk është çështje që mund të negociohet në shekullin 21. Me kohë, Bullgaria evropiane besoj ta kuptojë. Besoj me implementimin e marrëveshjes që kemi me Bullgarinë, do t’i zgjidhim edhe këto çështje, sepse identiteti është ndjenjë dhe këtë ata e pranojnë”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
GAZMEND REXHEPI
