Botë
Negociatat për Qeverinë e re në Kosovë, LDK: Vetëm pas certifikimit të rezultateve
11.10.2019 17:58
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka ndërmend të hyjë në bisedime me Vetëvendosjen...

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka ndërmend të hyjë në bisedime me Vetëvendosjen për formimin e qeverisë së re, pa u certifikuar rezultatet zgjedhore. Nga LDK thonë se rezultati mes dy subjekteve është shumë i ngushtë, e për këtë arsye partia e Mustafës pret certifikimin e rezultateve finale nga KQZ, duke mos përjashtuar edhe 45 mijë vota nga mërgata, votat me kusht e ato të personave me aftësi të kufizuara. Negociatat, sipas LSDK-së, do t’i zhvillohen vetëm kur do të numërohen votat.
“Zhvillimi i negociatave do të bëhet në momentin kur të dalin rezultatet. Rezultatet presim që të certifikohen sa më parë. Në momentin e parë do të kemi takim për koalicion. Do të presim certifikimin e rezultateve në momentin që kemi rezultatin final, pavarësisht se kush del partia e parë ne do ta respektojmë vullnetin. Ne kemi diskutuar fakti që kemi një rezultat të ngushtë, nëse përpjesëtohet me dy kemi më pas se 2.500 vota dallim”,- tha zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
LDK-ja dhe VV-ja kishin paraparë që këtë të premte të angazhonin grupe punuese për të biseduar për koalicionin e mundshëm paszgjedhor. Por, nga LDK nuk kishin përgjigje nëse në mbledhjen e kryesisë janë caktuar anëtarët e ekipit negociues.
ERSAN PAJAZITI
