Botë

Komisioni i Venecias: Meta tejkaloi kompetencat për anulimin e zgjedhjeve

11.10.2019 18:16

Komisioni i venecis, në opinionin përfundimtar e cilëson anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit...

Komisioni i venecis, në opinionin përfundimtar e cilëson anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit si tejkalim kompetencash nga ana e presidentit Ilir Meta, por është i bindur se nuk duhet shkarkuar nga detyra.
 
 “Ekspertët kushtetues të Këshillit të Evropës të Komisionit të Venecias arrijnë në përfundimin ndërsa Presidenti mund të ketë vepruar përtej fuqive të tij kushtetuese, ka të dhëna se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre që justifikojnë shkarkimin”, thuhet në opinionin e këtij komisioni. Sipas këtij institucioni, asnjë president nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik.
 
 “Komisioni i Venecias vëren se Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik. Edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta ose katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhet të miratojë legjislacion rq posacëm për të shtyrë zgjedhjet”, vijon komisioni, në opinionin e tij, i cili do të publikohet i plotë të hënën. 
 
Pas këtij publikimi ka reaguar keshilltari per mediat i presidences Tedi Blushi. Ai tha se komisioni vertetoi se Meta nuk e ka shkelur asnjehere kushtetuten.
 
Ndërsa nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, tha në një reagim në rrjetet sociale se mazhoranca doli bllof dhe se shumë shoejt të gjithë do të japin llogari para drejtësisë për mëkatet e tyre.
 
LULJETA NDOKA