SHBA-ja e vlerësoi si historike marrëveshjen midis Ukrainës dhe BE-së

17.09.2014 10:40

SHBA-ja e përshëndeti ratifikimin "historik" ukrainas të marrëveshjes për asociim të Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, kumtoi Departamenti shtetëror transmeton DPA.....

"Kjo është marrëveshja për asociim, që e shtyu Rusinë ta fillojë këtë. Kjo nuk është ratifikuar vetëm nga Ukraina, por edhe Rusia është e izoluar nga pjesa tjetër e botës", deklaroi zëdhënësja e Departamentit shtetëror, Mari Harf.

Harf, gjithashtu, e përshëndeti ligjin e parlamentit ukrainas me të cilin u jepet autonomi më të madhe rajoneve lindore Lugansk dhe Donjeck.