Maqedoni
Festa e 11 tetorit, Vmro – Dpmne: Para 78 viteve luftuam për liri, sot qeveri tradhtare
11.10.2019 18:29
Me rastin e shënimit të 11 tetorit, nga VMRO – DPMNE thonë se para 78 vitesh populli maqedonas ka nisur luftën e saj për liri....

Me rastin e shënimit të 11 tetorit, nga VMRO – DPMNE thonë se para 78 vitesh populli maqedonas ka nisur luftën e saj për liri, luftë kundër okupatorëve gjermanë dhe bullgarë, luftë për shtetin e pavarur të Maqedonisë.
“Në ditën e sotme, para 78 vitesh, populli maqedonas ka nisur luftën e saj për liri, luftë kundër okupatorëve gjermanë dhe bullgarë, luftë për shtetin e pavarur të Maqedonisë. Por, për fat të keq edhe sot në pushtet kemi qeveri tradhtare në krye me Zoran Zaevin, pushtet që nënshkruan marrëveshje kapituluese. Por, as atëherë as sot populli maqedonas nuk do të lejojë që Maqedonia të shndërrohet në territor kuisling. Ne si gjeneratë kemi detyrë ta vazhdojmë luftën për ndërtimin e shtetit maqedonas modern, të fortë dhe me perspektivë RM-së. Nga Prilepi ka filluar atëherë dhe shumë shpejt nga Prilepi do të fillojë edhe tani ndërtimi i shtetit maqedonas të rindërtuar. Së bashku në koalicion me qytetarët maqedonas t’i përmirësojmë gabimet e këtij pushteti tradhtarë që po i bën gjatë gjithë këtyre viteve, e nënçmon popullin dhe shtetin maqedonas”,- deklaroi Petar Ristevski nga VMRO – DPMNE.
