Botë

Siri, vazhdon operacioni i ushtrisë turke

12.10.2019 13:27

Ushtria turke vazhdon ofesnzivën ushtarake në very të Sirisë, ndërkohë Pentagoni ka njoftuar se forcat amerikane...

Ushtria turke vazhdon ofesnzivën ushtarake në very të Sirisë, ndërkohë Pentagoni ka njoftuar se forcat amerikane, të cilat janë të vendosura afër qytetit Kobani në veri të Sirisë, janë gjendur nën breshërinë e sulmeve që kanë ardhur nga pozicionet turke.

Kapiteni Brook DeWalt ka dekalruar se një shpërthim ka ndodhur afër një qendre ushtarake në veri të Sirisë, në një vend ku turqit e dinë se ka prani të ushtarëve amerikanë.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se i ka marrë të gjitha masat që të sigurohet që asnjë bazë amerikane të mos dëmtohet gjatë sulmeve, të cilat ishin kundërpërgjigje ndaj të shtënave që e kishte origjinën afër kësaj baze.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, e paralajmëroi Turqinë për pasoja serioze, ndërsa sekretari i thesarit, Steven Mnuchin, nuk e përjashtoi mundësinë e sanksioneve ndaj Turqisë. 

Megjithatë, presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka thënë se operacioni ushtarak do të vazhdojë.  Presidenti turk ka thënë se dëshiron të krijojë një zonë sigurie në veri të Sirisë, në të cilën më pas mund të vendosen refugjatët sirianë që tash për tash jetojnë në Turqi.

Lidhur me deklaratat e Departamentit Amerikan të Thesarit se është në përgatitje për vendosjen e sanksioneve zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy tha ka deklaruar se Turqia “do të kundërpërgjigjet në kuadër të reciprocitetit të plotë”.

Aksoy bëri të ditur se qeverisë amerikane i janë përcjellë informacione në çdo fazë kur filloi operacioni “Burimi i Paqes” dhe se në konferencat për media të Ministrisë së Jashtme me opinionin e komunitetit ndërkombëtar janë ndarë qartë objektivat dhe fushëveprimi i operacionit. “Turqia po lufton me organizatat terroriste që përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe kjo luftë do të vazhdojë me vendosmëri.

Askush të mos ketë dyshime që ne do të kundërpërgjigjemi në kuadër të reciprocitetit të plotë ndaj çdo hapi që do të hidhet kundër kësaj”, shtoi Aksoy. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 100 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i ofensivës turke.