Botë
ShBA, dorëhiqet shefi i sigurisë së brendëshme
12.10.2019 14:05
Shefi i Sigurisë së Brendshme në SHBA, Kevin McAleenan, ka dhënë dorëheqjen pas gjashtë muajsh të emrimit në këtë post...

Presidenti Donald Trump nënpërmjet një postimi në tuwitet tha se McAleenan dëshironte të kalonte më shumë kohë me familjen e tij.
Ai gjithashtu bëri të ditur se zëvendësimi i tij do të emërohej javën e ardhshme. McAleenan, 48 vjeç, është personi i katërt që shërben si kreu i Sigurisë së Brendshme gjatë mandatit të Trump.
Ai ka mbikëqyrur politikat e ashpra të presidentit që synojnë të frenojnë imigracionin përtej kufirit meksikan, për çka duket të ketë pasur mospajtime mes presidentit dhe shefit të sigurisë së brendëshme.
