Kosova, të rishqyrtohet çmimi nobel për Handke
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, përmes një komunikate për media, ka shprehur “shqetësimin e thellë për ndarjen e Çmimit Nobel për shkrimtarit austriak, Peter Handke".
Autoritetet kosovare kërkojnë nga Akademia Suedeze të rishqyrtojë dhënien e Çmimit Nobel për Letërsi shkrimtarit Peter Handke.

“Ne gjykojmë se kësaj radhe çmimi i është dhënë njeriut të gabuar – mohuesit të gjenocidit, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, në të cilin u bëhet thirrje institucioneve relevante botërore, akademive shkencore dhe organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të ngrehin zërin e tyre dhe të shprehin kundërshtimin me vendimin e Komitetit të Nobel-it. Ndërkohë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se vendim solli dhimbje të të jashtëzakonshme për viktimat e panumërta.
“E mbaj mend, në vitin 1990 Vaclav Havel, Susan Sontag e shumë të tjerë e dinin se ligësia në Evropë duhet të ndalet dhe se gjenocidi në Kosovë e në Bosnje e kishte një përgjegjës.
Handke vendosi t'i mbrojë e përkrah përgjegjësit. Ky vendim sjell dhimbje të thellë për shumë viktima",ka vlerësuar Thaçi
.Qëndrim kritik kanë mbatjtur edhe autoritetet në shqipëri. Ndërsa Organizata amerikane Pen, e cila mbron lirinë e shprehjes dhe promovon letërsinë, tha se zgjedhja e Komitetit të Nobelit për laureat të çmimit në letërsi është për keqardhje.