Maqedoni

Zaev apel te liderët evropian: Mbani premtimet, na jepni datën e bisedimeve

12.10.2019 15:07

Kryemisnitri Zoran Zaev është optimist se në Samitin e Këshillit të evropës më 17 dhe 18 tetor...

Kryemisnitri Zoran Zaev është optimist se në Samitin e Këshillit të evropës më 17 dhe 18 tetor, vendi do të merr datën për fillimin e bisedimeve.
 
Në aktivitetet tona diplomatike kemi marr premtime nga kancelarja gjermane Angela Merkel, bundestagu gjerman por edhe nga liderët tjerë të vendeve evropajane se në tetor vendi do të marr datën për fillimin e bisedimeve dhe besoj se kjo do të ndodh tha kryemisnitri.
 
Ai beson edhe në përkrahjen e presidentit francez Makron, pasi vlerëson se vendi ka bërë shum më tepër se të gjitha vendet tjera , prandaj pret fillimin e bisedimeve.
 
"Kancelarja jo vetëm që dha deklarata por edhe pran Këshillit Evropjan në qershor të vtit 2019 mbajti press konferencë në të cilën tha se do ta investoj tër karierën time që të ket sukses, psi me të vërtetë kemi bërë më shum se çdo vend tjetër me atë që e punojmë në vendin tonë. Unë besoj se do të kemi sukses. Besoj edhe te presidenti Makron, pasi është legjitim debati për reforma në BE. Ajo duhet të ndryshoj, patjetër të mbetet lider si union në nivel botëror, edhe në pjesën e velerave, edhe të demokracisës edhe sa i përket definimiot të drejtimeve që i ndjek bota pas BE-së, por kjo mund të ndodh paralelisht me procesin e zgjerimit të BE-së", u shpreh kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.
 
Sa i përket deklaratës së përbashkët mes kryeministrit Zaev dhe kryemisnitrit shqiptar Rama, si dhe presidentit serb Vuçiq për mini shengenin ballkanik Zaev tha se kjo në asnjë rast nuk duhet parë si zëvendësim për BE-në, pasi është në frymën e agjendës evropjane ekonomike dhe procesit të Berlinit.
 
"Ka paqe në Ballkan ka respektim të ndërsjelltë, pse kur kemi kushte të tilla të mos e bëjmë atë. Nuk kemi ndërmend të bëjmë kurfar procesi paralel nga BE-ja, vendi i të gjitha gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor është pa alternativë në BE dhe nuk ka dilema. Por nëse e intensifikojmë bashkëpunimin  e ndërsjellt, i përshpejtojmë proceset, tregtia fillon të rritet me mbi 10% e mund të rritet me 20 apo 30% do të na respektojë edhe perëndimi më shum", theksoi Zaev.   
 
Zaev njëherit thekson se pret edhe përkrahjen e Bullgarisë e cila me marrveshjen pë fqinjësi të mirë mes dy vendeve ka marr për obligim që të mos e pengoj integrimin e vendit në BE dhe NATO. 
 
Kancelarja gjermane Angela Merkel të dielen do të përpiqet të bind presidentin Francez Markon, që të jep dritë jeshile për datën e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
 
Mediat ndërkombëtare kanë njoftuar se Franca do të kërkojë prolongimin e datës për hapjen e negociatave edhe për 6 muaj, sepse mbanë bindjen se duhet ndryshuar metodologjia e procesit të zgjerimit të BE-së. Në takimin e së premtes të ambasadorëve përfaqësuesit e Francës kanë qenë të rperë, lidhur me ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit të BE-së.
 
Këto qëndrime pritet të jenë tema kryesore edhe në takimin e diplomatëve të vendeve anëtare të BE-së, që do të mbahet të hënën, e që I paraprinë samitit të BE-së që do të mbahet në Bruksel më 17-18 tetor.
 
FITIM KRYEZIU