Maqedoni
Mickovski: Lidhja me Shqipërinë dhe ligji i gjuhëve pengesa që RMV të merr datën e bisedimeve
12.10.2019 15:42
Lideri i opozitës Maqedonase Hristian Mickovski ka dilema nëse vendi do të marrë apo jo...

Lideri i opozitës Maqedonase Hristian Mickovski ka dilema nëse vendi do të marrë apo jo datën për fillimin e bisedimeve me BE-në.
Sipas tij mund të ketë date të kushtëzuar, por mund edhe të mos ketë fare datë, për çka janë fajtorë LSDM dhe Zaev, mes tjerash edhe për shkak se e lidhën Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë dhe miratuan ligjin e gjuhëve.
“Zoran Zaev dhe LSDM janë fajtorët kryesor që sod është vënë në pikëpyetje dhënia e datës për fillimin e bisedimeve për shkak të dy arsyeve kryesore. E para është se në mënyrë krejtësisht të gabuar egzebicioniste e lidhën Maqedoninë me Shqipërinë, e shohim se sod kjo po na paraqet gur në këpucë. Dhe mënyra e dytë e gabuar është se kur thonim njerëz askush nuk është kundër ligjit të gjuhëve, pasi të gjith duam të sillet ligj në përputhje me ligjet dhe kushtetutën, aktualisht keni raport nga Komisioni i venecias që përfundon me fjalët, në këtë mënyrë rrënohet sistemi juridik I shtetit”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.
Mickovski poashtu e hedh fajin te LSDM dhe kryeminsitri Zaev edhe për mosmiratimin e ligjit të prokurorisë publike, për çka tha se aktualisht nuk ka bisedime ndërpartiake.
Por Mickovski vlerëson se dilema nëse vendi do të merr apo jo datën për fillimin e bisedimeve nuk qëndron te mosmiratimi i ligjit të prokurorisë por te prania gjithnjë e më e madhe e kriminalitetit në vend.
Ai poashtu përsëriti kërkesën për zgjedhje të parakohëshme dhe përkujtoi kryemisnitrin se ka paralajmëruar dorëheqje nëse vendi nuk merr datën për fillimin e bisedimeve, ndërsa tha se nëse partia e tij i fiton zgjedhjet nuk e ka për obligim të bëj kualicion me partinë më të madhe shqiptare, pasi siç tha ai parimi fituesi me fituesin ka përfunduar në vitin 2017 dhe tani vlen parimi program me program.
FARIJE DAUTI-BAKIU
