Kulturë
Sheshi Skenderbeu në Shkup, ShBSh organizon panair të librit
12.10.2019 16:11
Për dashamirët e librit, shtëpit botuese të vendit promovuan titujt më të rinjë si libra bestseller me tema të laramishme...

Për dashamirët e librit, shtëpit botuese të vendit promovuan titujt më të rinjë si libra bestseller me tema të laramishme, psikologjike, historike, shkencore, autobiografi, etj.
“Shoqata e botuesve shqiptar” e cila për 25 vite rradhazi organizon evente të tilla, edhe këtë vit në sheshin “ Skenderbeu” organizoi panairin e librit, ku ofroheshin libra me cmime shumë të volitshme.
“Pa marrë parasyshë vështirësist financiare që I kemi pasur, Shoqata e Botuesve shqiptarë” nuk është ndalur nga këto aktivitete. Përpiqemi që së bashku me krijuesit letrarë, punonjësit e arsimit por edhe i gjithë spektri i njerëzve që janë në shërbim të dijes, kulturës, përhapjes së vlerave letrare, të japin kontribut në zhvillimin e kulturës dhe ngritjes intelektuale mbarë shoqërisë, nëpërmjet përcimit të dritës së dijes”, u shpreh kryetari i “Shoqata e botuesve shqiptar”, Qamil Rufati .
Pavarsishtë së ka pasur shumë përzgjedhje me cmime të volitëshme, fluksi i qytetarve ka qenë shumë i vogël thonë shitësit e shtëpive botuese
“Të gjithë librat më të rinjë që janë botuar së fundmi në Tiranë dhe Kosovë, I kemi sjellur për lexuesit këtu në Shkup. Duke filluar nga librat e rinjë të autorve Stephen Haëking, Jack Ma, Elon Musk, Donalt Trump, dhe shumë tituj të tjerë. Gjithashtu edhe nga autorët shqiptarë si libri i Jusuf Buxhovit-“Maqedonia nga antika deri në kohën tonë””, theksoi Muhamed Asllani nga shtëpia botuese “Noble”.
“Shumica e librave janë me cmime shumë të volitëshme por fatkeqësisht nuk ka interesim nga qytetarët”, u shprehen nga shtëpia botuese “Logos-A”.
“Botime më të reja janë ‘Mos u trishto” nga Aid el-Karni, një ky libër psikologjik, libri “Zgjidhja, trajtoni zgjidhjen e problemeve”,I cili jep zgjidhje për problemet familjare, shoqërore, bashkëshortore dhe problemet e divorcit si dhe shumë problem tjera aktuale bashkëkohoore. Nga lexuesit më tëpër kërkohen librat që trajtojnë problemet psikologjike”, theksoi Riad Limani nga shtëpia botuese “Nun”.
Në panairin e librit ishin të pranishme të gjitha shtëpitë botuese të vendit. Eventin e librit financiarisht e ka mbështetur MInistria e Kulturës kur minister ishte Asaf Ademi.
FARIJE DAUTI BAKIJU
