Maqedoni
Data nga BE për negociatat me RMV-në, Ramadani: Franca mund të ndryshojë mendjen, me vendim “pro”
12.10.2019 16:31
Vetëm pak ditë na ndajnë deri në vendimin e Këshillit Evropian për fillimin e negociatave të vendit tonë me BE-në...

Shumica e vendeve anëtare janë deklaruar PRO dhënies së datës për bisedime. E veçantë dhe ende e pasigurt paraqitet Franca.
Qëndrimi i tyre lë të kuptojë se mund të bllokojë procesin eurointegrues të vendit në samititn e BE-së. Analisti politik Ismet Ramadani thotë se Franca mund të ndërrojë mendjen në momentin e fundit dhe të votojë në favor të vendit tonë.
“Data do të jepet me siguri, jam shumë i bindur. Franca sikur e ka deleguar qëndrimin te presidenti i shtetit, meqë ka rregullim shtetëror presidencial dhe në momet të fundit mendoj se edhe ai po përgatitet pra që të jetë pozitiv”, u shpreh analisti politik Ismet Ramadani.
Lupço Petkovski nga Eurothink poashtu është i mendimit se do të merret datë për fillimin e ngociatave.
Nga Qendra për Strategji Evropiane thonë se bashkë me datën duhet të ndryshohet edhe qasja për kërkesën e reformave dhe me këtë, BE të jetë më e rrept në monitoringnun e progresit.
“Ne kemi mjaft argumente. Marrëdhënie të mira fqinjësore, reforma dhe argumente tjera. Unë pres të na jepet datë dhe të ndryshohet qasja në drejtim të shtrëngimit të kritereve dhe mbikqyrjes së progresit”, tha Lupço Petkovski nga Qendra Për Strategji Evropiane “Eurothink.
Marrja e datës për bisedime do të aktivizojë më shumë parimin e përgjegjësisë , dhe kjo sipas analistit Ramadani, do të ndikojë në vullnetin e shtetit për të harmonizuar ligjet e vendit me legjislaturën e BE-së.
“Ne mund të themi se i kemi plotësuar sipas kërkesave të shteteve të BE-së por gjithashtu duhet të jemi realist që këkrojmë të na kuptojnë shtetet ku ne duam të aderojmë se na duhet edhe më tutje kohë që ti afrohemi srtandarteve të BE-së”, theksoi Ramadani.
Të martën në Luksemburg fillon samiti i BE-së. Deri të premten do të mësohet epilogu i saktë nese RMV dhe Shqipëria do te marrin datë per startimin e negociatave.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
