Maqedoni
Aktivitetet partiake, Arsovski: Nuk nënkuptojnë mbajtje të zgjedhjeve së shpejti
12.10.2019 16:56
Ndonëse pushteti dhe opozita nuk kanë shpalosur ndonjë marrveshje për zgjedhe të parakohshme...

Ndonëse pushteti dhe opozita nuk kanë shpalosur ndonjë marrveshje për zgjedhe të parakohshme ata kanë filluar takimet me qytetarë që përbën një indikacion se megjithatë zgjedhjet po afrohen.
Aktiviteti i partive politike në terren sipas analistit politik Petar Arsovski është indikacion se në vitin e radhës do të ketë zgjedhje por jo edhe indikacion se ata do të ndodhin shumë shpejt. Sipas tij para fillimit të vitit zgjedhorë partitë politike aktivizohen në terren.
“Kjo nuk është ndonjë indikacion serioz se zgjedhjet do të ndodhin në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Ka gjasa që zgjedhjet të realizohen në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm megjithatë partitë politike të zhvillojnv fushatë gjatë gjith vitin. Kështuqë a do të ketë zgjedhje më herët ose më vonë nuk është me rëndësi por më me rëndësi është të koncentrohemi në marrjen e datës për hapjen e negociatave dhe antarësimit të plotë në NATO ndërsa për zgjedhje gjithnjë ka kohë”, u shpreh analisti politik Petar Arsovski.
Pavarësisht nga koha e mbajtje e zgjedhjeve sipas Arsovskit vendi duhet të ketë prioritet rrumbullaksimin e procesit euroatlantik pasiqë kështu dëshmojmë se jemi në rrugën e duhur.
“Prioritet duhet t’i jepet integrimit euroatlantik të vendit pasiqë këtë e kemi garancën e vetme se pavarsisht nga zgjedhjet vendi do të mbetet në drejtimin e duhur”, theksoi Arsovski.
Çdo zgjedhje të cilat mbahen më herët se 90 ditë nga afatit i rregullt, llogariten si të parakohshme thotë Arsovski.
NAIM RAMADANI
